From Fedora Project Wiki

Hapi 1: Gjej versionin në Anglisht të kësaj faqeje


Anglishtja është gjuha bazë për Fedora Project wiki. Kështu që duhet të ketë një version në Anglisht të faqes që ju po punoni.(Nëqoftëse nuk ka një version në Anglisht të faqes që ju po punoni, shiko #Handling translations without an English version.)

Nëse ka tashmë një template gjuhe në krye të kësaj faqe, kliko [edit] në anën e djathtë të kutisë së gjuhës dhe filloni në hapin e 4, në të kundërtën, vazhdoni me hapin e 2.

Hapi 2: Shtoni gjuhën tek faqja në Anglisht

Ndryshoni faqen english ,ne krye te saj shtoni {{autolang}}: --(UTC){{autolang|base=yes}}

Hapi 3: Krijo template për gjuhën

Template {{autolang}} duhet të sigurojë një link për ju që të ndërtojë kutinë e gjuhës. Klikoje, dhe do të dalë një faqe e editueshme. Mos ndrysho asgjë në përmbajtje dhe ruaj faqen. Më pas kliko [edit] link në anën e djathtë të kutisë së gjuhës.

Hapi 4: Shtoni gjuhën tuaj te template

Në këtë pikë duhet të keni një kuti editimi të hapur me sintaksë template të ngjashme me këtë:

{{lang|en|page=yes}}

Teksti ndërmjet lang dhe page= është lista e kodeve të gjuhëve. Vendos kodin e gjuhës që po përktheni në këtë listë.Përdor this list për të përcaktuar kodin e duhur të gjuhës në MediaWiki.

Note.png
Të lutem ruani rendin alfabetik
Mbajeni listën e kodeve të gjuhës sipas rendit alfabetik sipas kodit. Përshembull kjo do të thotë që Gjermanishtja (de) duhet të jetë përpara Anglishtes (en).