From Fedora Project Wiki

Rolet kontribuese në Projektin e Ambasadorëve

Idea.png
Rolet kontribuese
Rolet e mëposhtme janë vetëm sugjerime se si mund të kontribuoni.Ju mund të kontribuoni në menyra të ndryshme, të kufizuara vetëm nga imagjinata juaj.

Join PeoplePerson.png

People Person

Kush jemi ne?

Ambasadorët janë përfaqësuesit e Fedora-s. Ambasadorët bëjnë të mundur që publiku të kuptoj parimet e Fedora-s dhe punën që Fedora po bën. Përveç kësaj, ambasadorët janë përgjegjës që të ndihmojnë në zgjerimin e bazës së kontribuesve, dhe që të shërbejnë si kordinues mes projekteve të tjera FLOSS dhe komunitetit të Fedora-s.

Shënim, nëse thjesht po kërkoni për swag, kjo nuk është për ju!

Çfarë bëjmë ne?

  • Organizojmë pjesëmarrjen e Fedora-s në evente
  • Flasim rreth Fedora Four Foundations
  • Promovojmë FLOSS dhe projektet open source.
  • I demostrojmë Fedora-n dhe projekte të tjera open source publikut
  • Promovojmë Fedora-n në grupet lokale të përdoruesve nëpërmjet bashkëbisedimeve etj...

Ku jemi ne?

Ambasadorët e Fedora-s janë të ndarë sipas rajoneve botërore:

Ambassador-World-Map.png

Legjenda: Map-legend green.png Azia Paqësore | Map-legend navy.png Europa,Lindja e mesme dhe Afrika | Map-legend red.png Amerika Latine | Map-legend blue.png Amerika Veriore

Si ti bashkohesh projektit të ambasadorëve të Fedora-s

Bashkohuni si pjesëtarë të projektit të ambasadorëve të Fedora

Komunikimet

Takimet Mailing list IRC
Takimet rajonale janë shumë të rëndësishme për projektin, sepse ata lejojnë ambasadorët lokal të komunikojnë me njëri-tjetrin.Shikoni faqen e takimeve për më shumë detaje. mailing list për ambasadorët është shumë e nevojshme për komunikimin. Ju lutem shikoni edhe udhëzimet për mailing list. Kanali #fedora-ambassadors[?]IRC është vendi më i mirë ku mund të shkoni.

Informacon i përgjithshëm

Komiteti drejtues i Fedora Ambassadors

Misioni i FAmSCo është të ofrojë strukturën qeverisëse dhe mbështetëse të nevojshme për të asistuar dhe mundësuar Projektin Fedora Ambassadors anë e mbanë botës.

Ndjekja e kërkesave për ambasador

Skuadrat rajonale të ambasadorëve ndjekin kërkesat dhe detyrat në menyra të ndryshme.

Rajoni Linku Përshkrimi
FAmSCo (global) FAmSCo Trac Kërkesa kofidenciale me anëtarët e FAmSCo.
APAC APAC Trac Ndjek kërkesat për rajonin e Azisë paqësore.
EMEA EMEA Trac Ndjek kërkesat për rajonet e Europës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
NA FAmNA Trac Ndjek kërkesat për rajonin e Amerikës së Veriut.
LATAM LATAM Trac Ndjek kërkesat për rajonin e Amerikës Latine .